Sot u jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që humbën jetën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Vushtrria është mbuluar nga dhembja. Sot atje u jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që humbën jetën në një aksident në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit mortor të familjarëve.

“Sot, pas namazit të ikindisë, do t’i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e fshatit Studime, në Vushtrri.