Dy vëllezër vdiqën nga virusi brenda 24 orëve

Dy vëllezër kanë ndërruar jetë nga koronavirusi brenda 24 orëve. Fatmir dhe Luan Domi të moshës 60 dhe 55 vjeç, ndërruan jetë si pasojë e infektimit me COVID 19.

Lajmi bëhet i ditur nga djali i njërit prej viktimave, i cili pasi lajmëroi fillimisht vdekjen e xhaxhai një ditë më parë, sot lajmëroi edhe vdekjen e babait.

‘Bëni Kujdes nga Covidi ruani veten dhe familjarët’, porosit familjari i prekur.