Dy vozitësve në Gjilan u merren patentë shoferët për tejkalim shpejtësie

Policia në Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan dhe njësiti patrullues i Stacionit Policor Kamenicë, me datën 24.08.2023, në dy raste të ndara, njëri në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë dhe tjetri në fshatin Rogoçicë, në kuadër të zbatimit të planit operacional ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë hasur kundërvajtës.

Në njërin rast në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësi 114 km/h dhe në rastin e dytë kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësi 128 km/h.

Ndaj të dy kundërvajtësve, veç e veç, janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.