Dyshohet se siriani u ther me thikë e më pas u dogj në Prishtinë
Policia e Kosovës ka raportuar se në orët e para të mëngjesit një person është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.
Mësohet se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.
Dyshohet se viktima është një shtetas i huaj, nga vendet e Lindjes.
Sipas burimeve, viktima kishte prerje në fytë, duke mos përjashtuar këtu as shenja të tjera të dhunës në trup.
Në vendin e ngjarjes vazhdon të kryhen ekzaminimet e duhura nga hetuesia.
Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin, përkatësisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si edhe shkaqet e zjarrit.

