E shantazhoi me publikim të bisedave dhe videove, raportohet në polici e dyshuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person – mashkull kosovar ka raportuar se një e dyshuar e ka kanosur atë me publikim të bisedave dhe videove që janë shkëmbyer mes tyre, nëse nuk i jep të holla, shkruan Mediafokus.info.

“Fsh. Papaz Suhareke, 25.03.2021-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku e dyshuara ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”.