A e dini pse japonezët nuk pinë kurrë ujë gjatë ngrënies

Anila Kalleshi, dietologe klinike

Nëse shkon në një restorant në një vend perëndimor, gjëja e parë që shërbehet ende pa ardhur ushqimi është një kanë e madhe me ujë, akull dhe limon. Në Japoni, maksimumi që mund t’ju ofrohet është një filxhan i vogël i mbushur me ujë. Japonezët besojnë se uji gjatë ushqimit ndikon në procesin e tretjes dhe ia vështirëson trupit.

Ndonëse e dinë shumë mirë se të qëndrosh i hidratuar është thelbësore, konsumimi i ujit gjatë kohës që pa hani drekë/darkë mund të bëjë më shumë keq sesa mirë.

Mund t’ju shkaktojë gojë të thatë – Sado kontradiktore mund të duket, nëse shoqëroni ushqimin me një gotë uji, mund të ndjeni një gojë të thatë. Vetë sekrecionet e pështymës shërbejnë si një lëng i shëndetshëm për të ruajtur mjedisin oral dhe nëse ajo thahet, mund të vini re disa simptoma të pakëndshme, përfshi këtu aromën e rëndë të gojës.

Ndikon tek procesi i tretjes – Duke pirë ujë gjatë kohës që hani, stomaku merr sinjale të dobëta në lidhje me tretjen e ushqimit dhe si rezultat do të keni një bark të fryrë.

Mund t’ju shkaktojë urth
Nëse konsumoni ujë, i shtoni volum stomakut dhe rrisni presionin në të, siç do të bënte një vakt i bollshëm. Si pasojë mund të ndjeni djegie të stomakut ose siç njihet ndryshe, urth.

Ka gjasa të shtoni në peshë
Konsumi i ujit gjatë ushqimit mund t’ju bëjë të fitoni disa kile më tepër. Nëse tretja s’bëhet siç duhet, ushqimi i depozituar kthehet në kile të shtuara.

Këshilla: Konsumoni sa më pak vakte të kripura, për të mos ndjerë etje. Merrni kohë për të përtypur ushqimin. Ushqimi i përtypur mirë tretet më thjeshtë dhe nevoja për të konsumuar ujë reduktohet. Pini ujë 30 minuta para se të konsumoni vaktin e radhës. Eshtë një nga format më të mira për të qëndruar të hidratuar.