Djali e bën për spital babanë në Kamenicë
Një person është arrestuar në Kamenicë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Mediafokus.info
Rasti ka ndodhur dje, ndërsa sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve.
I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë, 25.03.2021-09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar –babain e tij me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.