E dhimbshme, e gjen vdekjen nga traktori

Një person në Prizren ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së traktroit, derisa ishte duke punuar me të. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshuar’ dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Fsh. Planej, Prizren 28.05.2021 – 12:17. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)