Hajnat plaçkisin dhe rrahin në shtëpinë e tyre një burrë dhe një grua në Prishtinë

Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi të banuar në Prishtinë, ku kanë rrahur një femër dhe një mashkull si dhe kanë plaçkitur 2.100 euro para të gatshme, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është cilësuar ‘vjedhje grabitçare’.

Rr. Nazim Qena, Prishtinë 27.05.2021 – 23:55. Viktimat femër dhe mashkull  kosovar-e kanë, raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë të tyre dhe ndaj tyre kanë përdorë forcë fizike. Sipas viktimave, ata kanë vjedhur rreth 2100 € para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.