E dhimbshme, Kompleksi i Jasharajve në gjendje të rëndë
Kompleksi Memorial i Jasharajve në Prekaz është në gjendje të rëndë të rrënimit, shkruan Mediafokus.info.
Ky Kompleks, simboli më i madh i kryengritjes për lirinë e shqiptarëve në 100 vjetët e fundit, as pas 22 vjetëve nuk është rregulluar nga shteti për të cilin u sakrifikua kjo familje.
Këtë gjendje jo të mirë të kullave e ka paraqitur sot kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari.
“22 vite pas?”, ka shkruar Bekim Jashari./Mediafokus.info/