Lajm i mirë për bujqit, zgjatet afati për aplikim për grante

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante, raporton Mediafokus.info.

Për këto grante, sivjet janë ndarë 53 milionë euro, në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.

MBPZHR thotë kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve.

Të gjithë përfituesit do të përfitojnë 50 për qind paradhënie me garancion bankar./Mediafokus.info/