E dhimbshme: Ndahet papritur nga jeta 15-vjeçarja nga Llabjani, Vlera Haliti

Është ndarë sot papritur nga jeta 15-vjecarja nga Llabjani i Novobërdës, Vlera Haliti.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj Komune, Bajrush Ymeri.

Postimi i plotë:

Një lajm i trishtë sot na tronditi të gjithëve. Paska ndërruar jetë nxënësja e klasës së IX-të e sh.f.m.u.,,Asdreni” në Llabjan Vlera Halili.

Familja e Hasim Halilit, arsimtarët e shkollës, shokët dhe shoqet e klasës dhe gjithë ne jemi të pikëlluar. Të pikëlluar në veçanti shumë kur dëgjon nga arsimtarët e saj fjalë kaq të mira për Vlerën, se ka qenë nxënëse shembull për të mirë.

E nderuara familje Halili, e di që sot e keni shumë vështirë, por në momentet kur ju mund dhimbja dhe mërzia e madhe, të jeni krenar që keni pas një vajzë të tillë siq ishte Vlera.

Vlerën zoti në xhenet, e familjes ngushëllimet më të sinqerta dhe Zoti ju ndihmoftë me përballuar këtë dhimbje të madhe.