E dhimbshme! Vdes një fëmijë 5-vjeçar, i ra një dritare sipër në Drenas

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka humbur jetën mbrëmë në Drenas pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që dyshohet se i ka marrë nga një dritare që i ka rënë sipër.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se 5-vjeçari ishte dërguar pa shenja jete në spital.

“Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Ilaz Kodra’’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e saj”, tha ai.