E gjen babën të vdekur

Një person në Istog ka lajmëruar policinë për rastin e babait të tij, të cilin e ka gjetur pa shenja jete. Rasti po hetohet, njofton policia e Kosovës. 

Fsh. Shushicë, Istog 31.05.2021. Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka gjetur të atin e tij pa shenja jete. Ankuesi menjëherë ka sjellë viktimën në spital, sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë  në spital pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)