E lajmëron me vonesë sulmin seksual, thotë se kishte frikë nga i dyshuari
Një femër në Ferizaj e ka raportuar në polici ‘sulm seksual’ ndaj saj, duke thënë se nuk e kishte bërë këtë me kohë shkaku se kishte frikë nga i dyshuari.
Ferizaj 25.04.2021-21:00. Viktima femër kosovare me datën 03.05.2021 ka raportuar se nga data e cekur është ngacmuar e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, duke i bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike. Sipas viktimës, mos raportimi me kohë ka qenë frika nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

