E lë burrin me ‘gishta n`gojë’, ia merr 400 mijë franga dhe largohet

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Tetovë gjatë javës së parë të qershorit të këtij viti, ku gruaja i ka marrë burrit të saj 400 mijë franga dhe është larguar.

Një 65-vjeçare, bashkë me vëllain e saj 56-vjeçar i ka vjedhur bashkëshortit 400 mijë franga zvicerane dhe ka ikur për në Zvicër, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, deri te Prokuroria Publike Tetovë, ka parashtruar kallëzim penal kundër A.H. (65) nga Reçica e Vogël dhe vëllai i saj S.S. (56) nga Bosnja e Hercegovina, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’.

Pas denoncimit të rastit në SPB Tetovë, A.H., gjithashtu ka ikur në Bosnje e Hercegovinë dhe nga vëllai i saj ka marrë shumën komplete dhe ka ikur në Zvicër”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.