E mitura në Viti raporton se u dhunua seksualisht derisa ishte në vizitë te motra e saj
Një rast dhunimi është raportuar në Viti.
Viktima femër, e mitur ka raportuar dje se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. (foto ilustrim).

