E pabesueshme: 9 vjeçarja me motrën e vogël ishin nisur me makinë për të shkuar në plazh

Policia në Utah mbeti e befasuar kur hasi një vajzë 9-vjeçare që po ngiste një makinë dhe si pasagjere në vend të parë kishte ulur motrën e saj 4-vjeçe.

Vogëlushet e trembura i thanë policisë se donin që të shkonin në Kaliforni për t’u larë në oqean.

Ato kishin kaluar në dy rrugë kryesore me shumë trafik përpara se të përplaseshin me një kamion. Fatmirësisht të dyja mbetën të palënduara nga ky aksident pasi kishin vendosur rripin.

Sipas policisë, vajzat ishin ngritur në 3 të mëngjesit dhe kishin marrë makinën Chevy Malibu të prindërve që në ato momente po flinin gjumë.

Plani i tyre ishte të shkonin në Kaliforni, një udhëtim që zgjat të paktën 10 orë, për një ditë në plazh.

9-vjeçarja e drejtoi makinën për 16 km përpara se të përplasej me kamionin, drejtuesi i të cilit njoftoi policinë për incidentin.