E pabesueshme për sa mostra po i pret rezultatet Gjilani

Komuna e Gjilanit ka aktualisht 145 raste aktive, pas rikthimit të vrullshëm të virusit COVID-19, shkruan Mediafokus.info.

Por, një numër i konsiderueshëm i mostrave për këtë komunë po ‘gatuhen’ në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, përkatësisht në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare.

Mediafokus.info, nga burime të sigurta brenda IKSHP, merr vesh se Gjilani po i pret rezultatet për hiç më pak se 195 mostra, të cilat janë marrë gjatë këtyre ditëve.

Ndërkohë, në mesin e 145 të infektuarve në Gjilan janë edhe disa mësues e disa nxënës të shkollës fillore publike“Selami Hallaqi” dhe të shkollës private “Hello”.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan kanë humbur betejën me COIVD 49 persona./Mediafokus.info/