E pazakontë: Femra e therr me thikë një femër tjetër
Duket e pazakontë, por edhe femrat e përdorin thikën. Në polici është raportuar një rast ‘vrasje në tentativë’, ku viktima është therrur me thikë nga një femër.
Fushë Kosovë, 11.05.2021-22:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therrë me thikë nga e dyshuara femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante, thuhet në njoftimin e policisë.

