E rëndë: Betejën me COVID-19 e humb 61-vjeçari nga Gjilani

Betejën me COVID-19 e humb 61-vjeçari nga Gjilani, raporton gazeta online Mediaofokus.info.

Ai është në mesin e 12 të vdekurve gjatë ditës së sotme, të raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kosovë që prej fillimit të pandemisë është 1.906./Mediafokus.info/