E rëndë: Vdes në aksident i riu nga “Arbëria” e Gjilanit, Burhan Ferati

Vdes në aksident komunikacioni i riu nga “Arbëria” e Gjilanit, Burhan Ferati (1989), raporton Mediafokus.info.

Lajmi u bë i ditur në Facebook, nga faqja “Arbëria Gjilan”.

“Lajm i trishtë pas një aksidenti të rendë ka ndërruar jetë Burhan Ferati nga lagjja Arbëria Gjilan, Zoti e shpërbleft me xhenet, ngushllime familjes Ferati”, shkruan kjo faqe.

Mediafokus.info merr vesh se aksidenti fatal ka ndodhur sot në fshatin Velekincë. /Mediafokus.info/