E sulmon rojën e QKUK-së e bën për spital
Një person në Prishtinë e sulmon rojën e QKUK-së e bën për spital. Rasti është cilësuar nga policia si ‘lëndim i rëndë trupor’, derisa sulmuesi është arrestuar.
QKUK 13.11.2020 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet ne njoftimin e policisë.

