E sulmon zyrtarin e gjykatës në vendin e punës

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar në vendin e punës zyrtarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, njofton policia e Kosovës. 

Gjykata Themelore Hajvali, Prishtinë 26.04.2021 – 08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar zyrtarin e gjykatës (referent), viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.