Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Një person është arrestuar për ‘vrasje në tentativë’, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri, i cili ka mbetur i plagosur. 

Rr. Zijah Shemsiu, Prishtinë 26.04.2021 – 18:08. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.