E tepron zyrtari i Vetëvendosjes: Pas zgjedhjeve duhet ta ndërtojmë Republikën e tretë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën vendimtare të zgjedhjeve nacionale në vend. Që nga 3 shkurti deri më 12 të këtij muaji qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin më tepër dhe të dëgjojnë më tepër nga kandidatët e partive politike në këto zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje derisa po realizon këtë fushatë nëpër terren, ka edhe zyrtarë të vetë të cilët përkujdesen që fushatën ta eskalojnë nga rrjetet sociale.

Kësisoj, përfaqësuesi ligjore i kësaj partie, Blerim Sallahu, së fundi deklaroi se pas zgjedhjeve duhet ndërtuar një Republikë e Tretë.

Nuk dihet saktësisht se çfarë nënkuptoi kësaj here Sallahu, por që edhe më parë i njëjti ka paralajmëruar se do të bëhet ndryshim të shumë udhëheqësve të institucioneve vendore në vend.

Postimi i plotë:

Alternativë tjetër s’ka:

Pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojmë ta ndërtojmë Republikën e Tretë!

Voto: 127

Lëvizja VETËVENDOSJE!