Sonte vjen dueti i shumëpritur nga Getinjo dhe Stresi, “S’jam dorzu”

Stresi dhe Getinjo kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor. Stresi, reperi i njohur nga Shqipëria, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me reperin kosovar Getinjo, shkruan lajmi.net.

Ai ka bashkuar forcat me reperin Getinjo, teksa lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.

“S’jam dorzu”, titullohet kënga e re e dy artistëve, e cila pritet të publikohet shumë shpejt e shoqëruar edhe me klip.

Sot Getinjo publikoi në profilin e Instagramit një imazh ku tregoi se sot vjen projekti i shumëpritur nga fansat e dyshes.