E thotë shefi i OBSH-së për Evropë: Nesër mbërrijnë vaksinat e para në Kosovë
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar se nesër do të mbërrijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Kluge përmes një cicërime në twitter ka konfirmuar se vaksinat e para nga COVAX kanë arritur në Bosnje.
Ai u pyet se kur do të mbërrijnë vaksinat edhe në Kosovë, derisa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë, “Nesër”.


