E tmerrshme: Mësuesi i matematikës e hëngri njeriun
Një ngjarje shokuese ka tronditur Gjermaninë, ku në një park në veri të Berlinit janë gjetur eshtrat e një viktime. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Stefan R. 41 vjeç, një mësues matematike.
Ekspertët mjeko-ligjor arritën në konkluzionin se eshtrat i përkisnin 44-vjeçarit që u zhduk dy muaj më parë. Autoritetet thanë se një kockë ishte komplet e shkëputur nga mishi, gjë që i bëri të dyshonin për krim kanibalist ndaj viktimës.
Vrasësi i dyshuar ishte anëtar i grupeve virtuale të krijuara për të tilla tematika.
Viktima ishte një inxhinier elektrik, i cili pasi la apartamentin e tij pak përpara mesnatës së 5 shtatorit, u raportua i zhdukur nga personat me të cilët ndante shtëpinë.