Edhe gjashtë të vdekur nga COVID-19, bilanci arrin në 108

Gjashtë pacientë me Covid-19 kanë vdekur sot në Kosovë, duke çuar në 108 numrin e vdekjeve që nga shfaqja e këtij virusi në vendin tonë.

Sipas IKSHPK, pacientët që sot kanë ndërruar jetë kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

”Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.