Edhe një 35-vjeçar vdes në QKUK, ishte në pritje të rezultatit për Covid-19
Një 35-vjeçar nga Ferizaj ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai gjendej në QKUK për trajtim mjekësor.
Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, ka thënë se në rezultatet e para, 35-vjeçari kishte rezultuar negativ.
“I ndjeri ka qenë i shtrirë në spitalin e qytetit për disa ditë, ndërsa në javën e fundit ka qenë i shtrirë në QKUK. Në rezultatet e para për Covid-19, ka rezultuar negativ, ndërkohë është ritestuar në QKUK prapë dhe ka qenë në pritje të rezultatit”, ka thënë Ademi për express.
E lajmin për vdekjen e këtij personi e ka kumtuar edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci.
“Miq, vllazen dhe ferizajas, sot e humbem Bekim Palushim ne luften kunder pandemise, ne moshen me te mire, duke na trishtuar te gjithe ne qe e dashtem. Te Zotit jemi, e te ai do te kthehemi. Lutemi qe faqebardh si Bekimi”, ka shkruar Bytyqi.
E ky person është viktima e tretë i cili ndërroi jetë vetëm brenda pak orëve e që dyshohet se ishte prekur nga koronavirusi. Një 32-vjeçar ka vdekur në Pejë. Edhe ai kishte qenë në pritje të rezultatit për Covid-19. Ndërkohë që një 70-vjeçar nga Gjilani humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë ditës së sotme.