Edi Rama: Bota përmbys – kryetari i bashkisë më të famshme të botës, me ligj e me zakon u bë një ambasador i Shqipërisë

Bota përmbys

Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë (?) Askush!

Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit.

Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?

Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur./Mediafokus