Edon Zhegrova i mëson bashkëlojtarët ta bëjnë shqiponjën
Edon Zhegrova ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Lillet të enjten mbrëma, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës, përcjell albinfo.ch.
Zhegrova, i cili tani ka nëntë gola e po aq asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën franceze, shënoi tjetër gol në fitoren 3:0 në udhëtim te Sturm Grazi.
Jonathan David shënoi në minutën e 28-të dhe të 51-të për 2:0.
Ndërkohë, Zhegrova i cili ishte titullar, realizoi supergol në minutën e 71-të për golin e fundit të këtij ballafaqimi.
E pas ndeshjes, ai me tre bashkëlojtarë e bënë simbolin e shqiponjës dykrenare.
Ai këtë foto e ka postuar në Instagramin e tij.


