Elvis Naçi refuzon donacionin e serbit prej 100 mijë euro

Hoxha i famshëm nga Shqipëria, Elvis Naçi, ka deklaruar se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë.

Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.

“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para térmétit të 26 nëntorit nga një shtetas serb. Pas tërmëtit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi për News24.