Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Ismail Sulejmani, 73-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.

Rasti është zbuluar nga djali i tij, i cili kishte ardhur nga Beogradi, ku aktualisht jeton, pikërisht për ta vizituar të atin.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, ai kishte mbërritur rreth orës 07:00 dhe, pasi kishte hyrë në shtëpi, e kishte gjetur babanë të shtrirë në krevat, pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mhekësor.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Në këtë fazë nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa rrethanat pritet të sqarohen pas ekzaminimit mjekoligjor dhe përfundimit të veprimeve hetimore.