Erdi Musliu impresionon ekipin e serialit ‘Sha je be tu folën’ (Video)

Erdi Musliu e ka impresionuar ekipin e serialit ‘Sha je be tu folën’ me rolin e tij episodik në këtë shfaqje.

Nxënësi nga Gjilani u lavdërua nga organizatori i serialit për paraqitjen e natyrshme e të lirshme, ndonëse ishte për herë të parë para kamerave.

Organizatori i shfaqjes, Durim Neziri, e ka cilësuar Edrin ‘një aktor i vogël i mrekullueshëm’.

“Faleminderit prej juve që na propozove një djalë të mrekullueshëm dhe aktor të së ardhmes. Në emër të produksionit dhe në emër timin personal, i urojmë suksese Erdit”, ka shkruar Neziri.

Seriali ‘Sha je be tu folën’ transmetohet në ATV dhe ka ndjekshmëri të lartë./Mediafokus.info/