Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, shkruan Mediafokus.info.
Meta thotë se ai vetë ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe e rëndësishme në Kosovë është që të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta, në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi pro Thaçit për t’i dhënë mandatin qeverisës LDK-së. /Mediafokus.info/

