Reperi Fero ka disa ditë që po shkakton polemika në rrjetet sociale me reagimet e tij.

Ai ka dalë publikisht kundër reperëve: Unikkatil, Mozzik e së fundmi edhe Getinjo, duke publikuar vazhdimisht kunja kundrejt tyre.

“Në çdo vend, kudo më keni, mos gjeni arsyetime para publiku ‘jo s’mund ta gjej’, shumë e lehtë është, s’ka njeri që s’më sheh në Gjilan duke u sillur. Do vdesim, ja unë ja ju, njëri – nuk iu lëshoj të gjallë”, thotë ndër të tjerash reperi në një video, ku shihet duke eskaluar komplet.

Një situatë e tillë e krijuar nga Fero është parë nga një numër i madh komentuesish si një tentativë për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Vet reperi nuk ka dhënë ndonjë arsye konkrete se pse e ka nisur këtë konflikt, apo nëse ka pasur apo jo debate reale me reperët: Unikkatil, Mozzik dhe Getinjo, transmeton telegrafi.