Familja Haliti nga Gjilani: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzës

Familjarët e tri viktimave nga Gjilanit, të cilët vdiqën në Shqipëri si pasojë e helmimit me ushqim, po mbajnë konferencë për media, raporton Mediafokus.info.

Ata po thonë se janë të shqetësuar nga neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzëz.

“Tre pacinentë me shku me të njëjtat ankesa dhe me u kthy n’shpi me barna, besoj që nuk është adekuate, pa analiza mjekësore me e liru pacientin…”, tha djali i cili humbi prindërit dhe gjyshen.

Ndryshe, Mediafokus.info ka qenë mediumi i parë që ka raportuar për tragjedinë e cila tronditi shqiptarët, me korrektësinë maksimale.

Varrimi i të ndjerëve bëhet sot në ora 16:30, në varrezat e qytetit. /Mediafokus.info/