Familja Lakna kërkon për anëtarin e saj në gjendje të rëndë nga COVID-19

Familja Lakna nga Gjilani ka postuar një lutje për ndihmë urgjente me gjak të grupit 0+, për ta shpëtuar anërtarin e saj Sabitin, i cili është i infektuar me COVID-19.

Ata kanë bërë të ditur se dhurimi i gjakut kërkohet nga personat që e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë antitrupa të mjaftueshëm.

Sabit Lakna është në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e infektimit me koronavirus.

“Luten të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë gjak nga grupi 0+ dhe që e kanë kaluar Covid-in të lajmërohen në këtë numër telefoni 044290567”, thuhet në thirrjen e familjes.