Faton Bislimi: Kosova është shteti ynë që duhet dashur në pafundësi
Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislimi, u ka premtuar zgjedhësve se nuk do të kursehet asnjëherë që besimin t`ua kthejë me punë, sinqeritet e ndershmëri.
“Vota juaj është besim! Nuk do kursehem asnjëherë që këtë besim t’ua kthej veç me punë, sinqeritet, e ndershmëri.
Përkushtimi, përgjegjësia dhe llogaridhënja janë virtyte të shkollës amerikane të politikbërjes, dhe për mua janë udhërrëfyes i angazhimit politik.
Kosova është shteti ynë që nuk zhbëhet, Republika jonë që duhet ruajtur e dashur në pafundësi!”, ka shkuar Bislimi.
#LDK132 #FatonBislimi43