Fëmija plagos aksidentalisht babanë në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar për një plagosje aksidentale në Gjilan. Një fëmijë, nga pakujdesia, ka shkrepur armën e llojit pushkë ajrore dhe ka qëlluar babanë e tij.
“Fsh. Livoq i Ultë, Gjilan 26.11.2021-15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë. Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policië.