Fëmijët në rrezik të ‘katastrofës së gjeneratave’ për shkak të pandemisë

Pandemia Covid-19 ka prekur rëndë të drejtat e fëmijëve në të gjithë botën, që mund të ketë pasoja afatgjata.

Të rinjtë rrezikojnë një “katastrofë gjeneratash” nëse qeveritë nuk veprojnë, tha OJQ Kids Rights, të enjten në një studim vjetor.

Miliona fëmijë nuk kanë pasur qasje në arsim për shkak të kufizimeve shëndetësore, me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre fizik dhe mendor, paralajmëron organizata për të drejtat e fëmijëve me seli në Amsterdam.