Fenerbahçe kërkon një futbollist tjetër kosovar
Skudra Fenerbahçe e Turqisë, e mahnitur nga loja e Vedat Muriqit, tani po kërkon ta marrë edhe mbrojtësin e Kosovës, Florent Hadërgjonaj, kanë raportuar mediumet turke.
Klubi elitar i Turqisë është i gatshëm t’i shpenzojë 7 milionë euro për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar futbollistin e krahut të djathtë të Huddersfieldit, transmeton KTV.
25-vjeçari për skuadrën angleze këtë edicion ka kontribuar me dy asistime në 20 paraqitje.
Ai me këtë klub ka kontratë deri në qershor të vitit 2021, por që shpreson të largohet pa i skaduar kontrata./Gazeta Sport/

