Për Lineker, Messi është më i miri i të gjitha kohëve

Gary Lineker është i bindur se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, raporton Mediafokus.info.

Ai thotë se nuk nuk duhet të ekzitoj debate e cili është më i miri, Messi apo Rondaldo, për shkak se kjo tashmë dihet.

“Shpesh njerëzit zgjedhin mes Messit dhe Ronaldos në bazë të klubeve, janë tifozë të Barcelonës, Real Madrid, Juventusit apo kujtdo qoftë. Jam fans i madh i Ronaldos gjithashtu, por nëse po flisni për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, s’duhet të ketë as debat sepse ai është Messi. Kështu mendoj unë, për mua debati nuk duhet të ekzistojë”, ka thënë Lineker./Mediafokus.info/