Drita-Gjilani, pjesa e parë përfundon baraz

Në një atmosferë madhështore sportive, çfarë nuk shihet askund tjetër në stadiumet tjera tek ne, sot në Gjilan po luhet derbi më i madh lokal në Kosovë dhe më gjerë Drita-Gjilani, dy skuadra këto që pretendojnë kreun e tabelës.

Ndeshja e sotme, e para në stinorin pranveror, po drejtohet nga gjyqtari Genc Nuza.

Momentalisht, Gjilani renditet në vendin e tretë, me 32 pikë, ndërsa Drita e katërta, me 31 pikë, por të dyja këto klube kanë një lojë me pak se Ballkani e Prishtina, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë, meqë ndeshjet e para të javës së 18-të u zhvilluan dje.

Në minutën 26, Dritën e shpëtuan shtyllat, nga dy goditje të njëpasnjëshme, njëri nga futbollisi i Gjilanit dhe tjetri nga mborjtësi i Dritës, në tentim për ta larguar topin, ndësa Xhevdet Shabani, dy minuta më vonë (28) dështoi nga një pozitë ballore me portierin e Gjilanit.

Përkundër, të gjitha rasteve, që sërish shtyllat i shpëtuan portat në të dyja anët, pjesa e parë e derbit gjilanas u mbyllë baraz, pa gola./Mediafokus