Xherdan Shaqiri, 10 ditë jashtë fushës shkaku i lëndimit

Lajm i keq për fansat e Xherdan Shaqirit. Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, për një kohë të shkurtër mund të mbetet jashtë fushës, për shkak të lëndimit që ka marrë.

Futbollisti 28-vjeçar u detyrua të ulej në bankën rezervë gjatë ndeshjes me Wolverhampton Wanderers për shkak të një problemi.

Duke folur për BBC Sport, trajneri Jurgen Klopp tha se Shaqiri do të duhej të luante, por natën e kaluar e ka pasur një ngërç në këmbë.

“Tani ai është jashtë, jo për një kohë të gjatë, por ndoshta një javë ose 10 ditë”, ka thënë Kolopp./MediaFokus/