Në Gjilan fillon derbi Drita-Gjilani, atmosferë madhështore në stadium

Në një atmosferë madhështore sportive, çfarë nuk shihet askund tjetër në stadiumet tjera tek ne, sot në Gjilan po luhet derbi më i madh lokal në Kosovë dhe më gjerë Drita-Gjilani, dy skuadra këto që pretendojnë kreun e tabelës.

Ndeshja e sotme, e para në stinorin pranveror, po drejtohet nga gjyqtari Genc Nuza.

Momentalisht, Gjilani renditet në vendin e tretë, me 32 pikë, ndërsa Drita e katërta, me 31 pikë, por të dyja këto klube kanë një lojë me pak se Ballkani e Prishtina, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë, meqë ndeshjet e para të javës së 18-të u zhvilluan dje./Mediafokus