Në Maqedoninë e Veriut vazhdon gjendja e jashtëzakonshme edhe për 14 ditë

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon gjendja e jashtëzakonshme. Presidenti Stevo Pendarovski, ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në këtë shtet do të vazhdojë edhe për 14 ditë të tjera, shkruan Mediafokus.info.

Kjo u bë e ditur  pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë.

“Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është marrë me qëllim që t’i mundësohet Qeveris që më lehtë dhe më mirë bashkë me institucionet shëndetësore të mund të përballen me pandeminë, dhe kjo nuk ka kurrfarë lidhje me datën për mbajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në adresimin para gazetarëve./Mediafokus.info/