Fifi bënë gjestin e madh, i kërkon falje Balinës

Fifi (Filloreta Raçi) i ka habitur të gjithë në BBV dhe jashtë tij, me veprimin që bëri sa hyri në studio ndaj Balinës. Sa hyri në studio, Fifi shkoi drejt drejt opinionistes Balina Bodinaku dhe e përqafoi atë, duke i thënë ‘më fal’.

“Edhe sikur Balina të më thoshte të dua në ato momente do kisha të njëjtin reagim sepse isha shumë e mbushur emocionalisht.”,- Fifi.

“Kam dalë. Dua t`iu them këtyre që thonë psikopatja se nuk më lëndojnë vetëm mua, unë kam një nënë, një babë, motër, vëlla e familjet e tyre”,- tha ajo.

Fifi gjithashtu foli dhe për banorët e tjerë:

“Vetëm 4 u mërzitën. Të tjerët e gëzuan, sepse iku një nga konkurrentet më të forta në Big Brother. Ata e dinë shumë mirë, ata dhe në finale do thonë mungon Fifi. Unë i kam ruajtur shumicën e unë prap kam dalë psikopatja, unë jam dal ajo që ka shkaktu debate e probleme. Unë jam zemër madhe në asnjë moment nuk kam dash me i bë keq askujt aty brenda. Fifi ka pas shumë nevojë për dashni, për përqafim”.

Ajo kishte rezerva ndaj banorëve dhe tha se maksimalisht do ketë vetëm 6 miq nga ata që janë brenda dhe jashtë.

Kujtojmë se Fifi vendosi të largohet për tu marrë me veten dhe se aty brenda nuk po gjente energji të mira aty.